Bamirësi për fëmijët në nevojë, Tuna rikthehet nga Siria: Dhembje që të ngjitet në shpirt

Showbiz

Bamirësi për fëmijët në nevojë, Tuna rikthehet nga

Këngëtarja Tuna Sejdini është rikthyer nga Siria, ku ka nisur bamirësi për fëmijët në nevojë. Pjesë e organizatës “For Children Smile” me bazë në Zvicër, Tuna ka treguar se është përfshirë shumë, ndërsa thekson se jeta e saj ka ndryshuar.

Përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një kolazh fotosh nga takimi me fëmijët, Tuna tregon se udhëtimi atje ka bërë që të reflektojë.

“Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime… Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? (@tunasejdi)

 Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.

U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë”, ka shkruar ajo.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion