Babai i Shakirës feston 90-vjetorin e lindjes, këngëtarja i bën urimin më të bukur

Shakira sot ka publikuar një foto me prindërit e saj, ndërsa uron për ditëlindje babanë. Ky i fundit festoon ditëlindjen e 90, ndërsa këngëtarja i ka shkruar fjalët më të bukura në spanjisht.
“Ti me ke nxitur në hapat e mi dhe ke ndriçuar rrugën time. Ti më ke treguar se jeta është e hapur dhe e thellë si një det dhe kështu, ti i ke dhënë kuptim times duke e mbushur me gëzimin tënd.
View this post on Instagram
Ti je inspirim për mua, Bashkëpunëtori im dhe gjithçka. Miku im më i mirë. Gëzuar 90 vitet e kaluara në mënyrë spektakolare!! Te dua me gjithe qenien time. Vajza jote, Shakira”, shkruan ajo.
Shakira gjithmonë ka qenë private sa i përket familjes. Ajo rrallë herë tregohet emocionale, duke treguar vetëm punën e saj.


