Kapet për herë të 4 kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit

Aktualitet

Kapet për herë të 4 kokainë në kontejnerin me banane

Një tjeter ngarkese me kokaine eshte zbuluar diten e sotme nga kontrolli anti-drogë në Portin e Durrësit. Policia ka gjetur disa pako me mbi 10 kilograme kokaine brenda në kontejnerin me banane, ndërsa lenda narkotike vinte nga Amerika Latine. 

Njoftimi i policise, Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar "Rada", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit "Rada", të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës "Alba Exotic Fruit", tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit "Rada", ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion