Festë në hapësirë, astronautët argëtohen me pizza (Video)
Lajmifundit
/
7 September 2021, 13:23
Bota

Pizza në hapësira, është hera e parë që e dëgjojmë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një grup astronautësh në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar kanë bërë festë picash, duke habitur të gjithë.
Ka qenë astronauti francez Thomas Pesquet që e ndau videon në rrjete sociale, teksa hanin pizza në anijen kozmike.
“Natë picash lundruese me miqtë”, shkruan ai në përshkrimin e vidoes, ndërsa shton se një kuzhinier i mirë nuk i zbulon kurrë sekretet e tij.


