Akuzohet se ngacmoi të miturën në pishinë, arrestohet babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë
Një 60 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Majami pasi u kap në flagrancë duke ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur që notonte në një pishinë te kompleksi ku jetonte.
Sipas medive të huaja, ngjarja ndodhi të premten e kaluar, teksa Halili tentoi të prekte nën ujë 10-vjeçaren, por një dëshmitar e pa se çfarë ndodhi.
60-vjeçari tani po përballet me një sërë akuzash për vepra penale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas policisë gjatë mëngjesit të së premtes ai notoi qëllimisht në drejtim të të miturës dhe do ta kapte nga këmba. Po ashtu autoritetet thanë se Halili e kapi 10-vjeçaren nga beli, e vuri në prehër dhe i kapi të pasmet.
Më vonë, rreth orës 3 pasdite, policia tha se Halili shkoi sërish drejt lodrave në pishinë dhe “kapi qëllimisht këmbën e viktimës nga poshtë në përpjekje për të prekur organin gjenital të vajzës”, por ajo mundi të largohej me not.
E gjithë ngjarja u pa nga një dëshmitar që notonte nën ujë me syze, i cili ishte në gjendje të shihte (Halilin) duke kapur këmbën e vajzës.
“Dëshmitari po ashtu deklaroi se e ka parë të pandehurin duke kapur qëllimisht të pasmet e viktimës mbi kostumin e saj të banjës në këtë moment”, ka shkruar policia.
Ende nuk dihet sakstësisht se kush e thirri policinë, por autoritetet thanë se Halili ishte ende në pishinë kur ata arritën në vendngjarje.
Në komisariat, Halili nuk ka mohuar të këtë prekur vajzën gjatë notit, por sipas tij ka qenë aksidentale.
Edhe kamerat e vëzhgimit kanë kapur "ndërveprime të shumta" midis të dyve, por momenti i prekej nuk dukej pasi ndodhi nën ujë.
Policia arrestoi Halilin me akuzën e veprës penale për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm të një fëmije nën 12 vjeç dhe tentativë ngacmimi i dhunshëm ndaj një fëmije nën 12 vjeç, si dhe dy akuza për kundërvajtje.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai është babai i fotografit të njohur të VIP-ave, Klevin Halili, i cili deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim publik.