Protesta para bashkisë/ Rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket protestës që do të zhvillohet sot para institucionit të bashkisë.
Uniformat blu bëjnë me dije se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
"Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe", thuhet në njoftim.
Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja "5D", ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa gjykata lëshoi disa ditë më parë masa të tjera sigurie, me urdhër të prokurorit të posaçëm.
Në protestat e fundit nuk kanë munguar tensionet, përplasjet me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda godinës së bashkisë.
Janë hedhur edhe flakadanë dhe shishe me benzinë, si dhe janë djegur goma. Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk janë lejuar që të futen në institucionin e bashkisë