Aktorja akuzon “Golden Globe” për ngacmime seksuale

Aktorja Scarlett Johansson, e nominuar deri më tani për pesë “Golden Globe” ka rrëfyer se disa anëtarë të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollyëood-it, prej vitesh kanë kryer edhe ngacmime seksuale. Për mediat aktorja u ka bërë thirrje aktorëve të tjerë që të bojkotojnë organizatën deri sa të bëhen ndryshime rrënjësore në këtë drejtim.
Thirrjes së saj iu përgjigj Mark Ruffalo, i cili është shprehur se prej vitesh shumë aktorë nuk janë krenarë apo të lumtur për përzgjedhjen që bën kjo shoqatë.
Pas kritikave, Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollyëood-it publikoi një paketë reformash. Ato përfshijnë zgjerimin e anëtarësisë së saj, me theks në rekrutimin e anëtarëve me ngjyrë dhe punësimin e këshilltarëve të diversitetit.

Reformimi pason një hetim të botuar në shkurt nga Los Angeles Times që vuri në dukje se nuk kishte njerëz me ngjyrë në Bordin e Shoqatës së Shtypit të Hollyëood. Pas kësaj, Organizata gjithashtu votoi për të shtuar të paktën 20 anëtarë të rinj nga 87 që janë aktualisht. Ajo është zotuar të rrisë anëtarësinë e saj me 50% gjatë 18 muajve të ardhshëm. Megjithatë shumë figura të profilit të lartë të Hollivudit kanë thënë se iniciativat nuk janë të mjaftueshme.


