Lëvizjet e çuditshme të “skifterëve” pasi grabitën kambisitin, shkuan te Kisha e Laçit dhe…

Aktualitet

Lëvizjet e çuditshme të “skifterëve” pasi

Zbardhet vjedhja e ndodhur me 4 maj në Rrugën e Kavajës, ku u grabit një burrë që po transportonte një sasi të konsiderueshme parash në drejtim të një pike këmbimi valutor.

Pasi e goditën me sqepar, autorët i morën çantën me para Qamil Zilit, i cili transportonte 3 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë. Ata fshehën lekët në një vend dhe më pas shkuan në Kishën e Laçit.

Pas grabitjes, ata telefonuan shokun e tyre, Roni Spahon, të shkonte të merrte lekët, por ky i fundit ka rënë në “kurth”.

Kur Spaho shkoi të merrte çantën me lekë, policia i kishte gjetur më herët dhe po vëzhgonte se kush do të afrohej për t’i marrë.

Roni Spaho është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim : M. Gj., 26 vjeç dhe M. B., 26 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion