U prek nga sulmi kibernetik, gazsjellësi amerikan ende i bllokuar, ja vendimi i qeverisë

Pasi tubacioni më i madh i karburantit në SHBA u godit nga një sulm kibernetik, qeveria amerikane lëshoi një masë ligjore të emergjencës. Sipas mediave, statusi i emergjencës mundëson transportimin e karburantit përmes transportit rrugor. Lidhur me këtë çështje, sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo, tha se qeveria federale po punon ngushtë me kompaninë dhe me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë për t’u siguruar që tubacioni të kthehet në funksionimin normal.
Kompania Colonial Pipeline tha më 8 maj se ishte viktimë e një sulmi kibernetik dhe ka nxjerrë jashtë funksionit operacionet për të shmangur kërcënimin. Ekspertët thanë se mbyllja nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh në çmimet e karburantit nëse nuk do të zgjaste më shumë se një javë.
Kjo çështje ka future në punë prokurorinë, por hetimi thuhet se është në fazën e hershme.


