“Ajo mbahet mend për meshkujt...”/ Reagimi i ASHPËR i Fatmir Hysenbelliut ndaj Angela Martinit

Showbiz

“Ajo mbahet mend për meshkujt...”/ Reagimi i ASHPËR i

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e forta që Angela Martini ka bërë së fundmi për të

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e forta që Angela Martini ka bërë së fundmi për të.

Moderatori i emisionit “Live From Tirana”, Ronaldo Sharka, ka kontaktuar me Hysenbelliun, i cili i është përgjigjur me një mesazh, ku hedh poshtë fjalët e modeles së njohur.

“Mirëmëngjes Ronaldo. Kjo situatë është për të qeshur por edhe për të ardhur keq, se si një grua e martuar dhe me një fëmijë, që jeton përtej oqeanit, flet për një gjë që as nuk e konsideroj lidhje. U largua nga Shqipëria pasi unë nuk kisha interes.

Në vitin 2025 të kthesh situatën sipas dëshirës është ‘uauu’. Nuk e di nëse është për të hedhur baltë për familjen.

Sa i përket reklamës, pasi ne morën markën, stafi i ri përdori reklamat ekzistuese, e njëra nga ato ka qenë edhe ajo. Tani e mora vesh se ka hapur gjyq, se më shumë lek, por e fituam ne.

Asnjë gazetari nuk i kam thënë të dalë apo mos të dalë ajo në mediat tona. Madje ka dalë dje, mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi.

Duhet të kërkojë falje të madhe.

Ajo mbahet mend nga meshkujt qe ka patur dhe asgjë tjetër në jetë”, shprehet Fatmir Hysenbelliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion