A po lind një romancë në Ferma VIP? Lim Hoti “i vë syrin” Esterit, përqafime dhe biseda të ngrohta

Showbiz

A po lind një romancë në Ferma VIP? Lim Hoti “i vë

Këngëtari Lim Hoti ka shprehur hapur pëlqimin e tij për aktoren Ester Alushi, duke i bërë kështu një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në një moment të zhvillimeve në Ferma Vip 2, Andueli e pyeti Lim Hotin se me cilën nga vajzat do të krijonte lidhje, dhe pa hezitim ai dha emrin e Esterit. Reagimi i Esterit nuk ka munguar aktorja ka qeshur me komentin e Limit, duke lënë hapësirë për spekulime të tjera mbi mundësinë e një historie mes tyre.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja herë që dyshja ka pasur momente të veçanta. Sot, Limi dhe Esteri janë parë duke u përqafuar ngrohtësisht, duke marrë energjinë e nevojshme për të përballuar punët e ditës.

Ata kanë shfaqur gjithashtu një marrëdhënie më private dhe të afërt se me pjesën tjetër të konkurentëve, duke biseduar për jetën e tyre personale dhe lidhjet e kaluara. Të dy ata kanë zbuluar se janë aktualisht single.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion