“Kanë hakeruar edhe dosjen time”/ Ndërhyrja në email-et e SPAK, Berisha flet me emra: Luftë brenda klaneve në PS

Politikë

“Kanë hakeruar edhe dosjen time”/ Ndërhyrja në

Ndërhyrjet në e-mailet e prokurorëve të posaçëm, kryedemokrati Sali Berisha i quan “luftë brenda klaneve në PS”. Këtë hakerimin, duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafajt, u shpreh Berisha, duke krahasuar situatën me Erion Veliajn.

“Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë.

Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ia jepte Erion Veliajt.

Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.

Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion