“A mund të dal nga dera e kuqe?”, Jetmiri shtyn për të shtunën "largimin" nga shtëpia e BBV3

Showbiz

“A mund të dal nga dera e kuqe?”, Jetmiri shtyn për

Ditën e djeshme Jetmiri ka deklaruar se do të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip dhe kjo për shkak të kërcënimt që Egla supozohet që i ka bërë atij, duke i thënë se do “shkul dhëmbët”.

Lidhur me këtë situatë, Egla është shprehur se Jetmiri e ka provokuar disa herë. Nga ana tjetër, Jetmiri është shprehur se Egla i ka kaluar të gjitha limitet me ofendimet e saj.

Ndërkohë që është komentuar në studio nga opinionistët për sjelljet e tij kanë qenë gjithashtu ngacmuese. Për shkak të këtyre reagimeve, Jetmiri ka kërkuar që të dalë nga shtëpia. 

“Meqë qenka kështu, a mund te dalë tani nga dera e kuqe?”, ka pyetur Jetmiri.

Pas kësaj situate, Ledioni i ka kërkuar Jetmirit të shkojë në dhomën e rrëfimti, ku i ka kujtuar se ai ka hyrë brenda shtëpisë për të dhënë një model të mirë dhe jo ai që është prezantuar derimë tani.

Më vonë ai është shprehur se do të vendosë të shtunën nëse do të dalë nga BBV3.

 

ME TE LEXUARAT