Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në të gjitha qarqet!

Sipas meterologeve, ditën e sotme Shqiperia do të ndikohet edhe sot nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
E mërkurë, dt.17, do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
PARASHIKIMI METEO, RESHJET
Në qarkun Shkodër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, reshje intensive në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
TEMPERATURA
Nesër (e mërkurë, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 12 / 18 °C
në vendet malore: 9 / 14 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


