A e uruan ish-banorët e BBV 4? Loredana festoi ditëlindjen, postimi i Jozit që mori gjithë vëmendjen

Showbiz

A e uruan ish-banorët e BBV 4? Loredana festoi ditëlindjen, postimi i

Një ditë më parë, Loredana Brati, ka festuar ditëlindjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” ka marrë urime të shumta, si dhe ka organizuar një festë me rastin e ditës së saj të veçantë.

Ajo çfarë u vu re ishte se nuk pati urime publike nga ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët aty brenda pati krijuar raporte të mira.

Por vëmendjen e mori urimi i Jozefin Markut, me të cilin në “Big Brother VIP 4” pati krijuar një lidhje dashurie.

Jozi ka zgjedhur të bëjë një urim për ditëlindjen e Loredanës përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka ndarë një foto të saj me tortën e ditëlindjes, duke e shoqëruar me një emoji me aureolë dhe një emoji zemër të kuqe.

Nuk dihet se çfarë po ndodh me romancën mes dy ish-banorëve të BBV 4, por duket se Jozi vazhdon të ketë ndjenja për Loredanën. Kujtojmë se kjo e fundit pas përfundimit të reality show-t, vazhdonte që të mbante unazën e ‘martesës’ që vendosi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Deri më tani dyshja nuk janë ekspozuar shumë kohët e fundit në rrjetet sociale së bashku, e publiku është kurioz që të dijë se çfarë po ndodh me ta.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion