A e mendonte veten fituese të BBV3? Heidi Baci zbulon çdo kishte bërë ndryshe nëse do rifutej

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci, ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron. Ajo njihet për karrierën e saj si modele, por së fundmi Heidi është opinioniste në “Goca & Gra”, në Top Channel.
Në fillim të intervistës, Baci u pyet për rrugëtimin e saj profesional ndër vite. Si një nga më të rëndësishmet, ajo përmendi eksperiencën që e bëri atë më të dashur për publikun shqiptar, pikërisht hyrja e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur nëse është bërë pishman për këtë pjesëmarrje, ajo u përgjigj:
Jo, nuk jam bërë pishman. Jam gjithsesi e lumtur për rrugëtimin tim, sepse kam dashuri, kështu që mua më pëlqen aktualisht. Nuk është ashtu siç duket. Do shumë përgjegjësi jeta e përditshme.
A ishte zgjedhja e duhur për të?
Shumë e bukur si eksperiencë. Patjetër që do ta ribëja. Çdo gjë që kam bërë në jetën time do ta ribëja.
Çfarë do të kishte bërë ajo ndryshe në BBV nëse do të rifutej?
Unë kjo jam, kështu që nuk dal dot nga karakteri. Nuk dal dot nga vetja. Kam qenë shumë tolerante, por unë kështu jam. Kështu është.


