Tërmeti i fortë në Turqi, mbyllen shkollat, shpëtohen 4 persona, shemben tri ndërtesa

Bota

Tërmeti i fortë në Turqi, mbyllen shkollat, shpëtohen 4

Zbardhen demet e para te shkaktuara nga termeti i forte qe goditi Turqine diten e sotme.

Lekundjet e forta jane ndjerë në Diyarbakır, Malatya dhe Elaziğ. Agjencia Shteterore e Emergjences AFAD, njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Kale të Malatya dhe magnituda e tij ishte 5.9 ballë.

Shkollat ​​u mbyllën për një ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanlıurfa, citon lajmifundit. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri të ditur se pas tërmetit janë marrë 374 njoftime, 33 prej të cilave kërkesa për ndihme.

Yerlikaya tha se "Ka pasur një shembje të pjesshme në gjithsej 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa dhe 1 në Elaziğ. Ai shtoi se nuk ka pasur asnjë humbje jete apo shkaterrim prone."

Tërmeti i fortë në Turqi, mbyllen shkollat, shpëtohen 4

Prof. Dr. Naci Görür deklaroi se zona ku ndodhi tërmeti ishte pjese e pllakave të Anadollit Lindor dhe se lekundja e saj eshte vazhdim i tërmetit në Elaziğ në vitin 2020.

Kater persona në një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar në provincën Elaziğ u shpëtuan të gjallë.

"Tërmeti që ndodhi sot është ndoshta rezultat i transferimit të energjisë së Tërmetet e 6 shkurtit 2023, por në këtë çarje tektonike nuk ka asnjë shqetësim". 

ME TE LEXUARAT