Eros Grezda rrëfehet pa filtra: “Nuk më pëlqejnë vajzat që shkojnë në klube nate”

Showbiz

Eros Grezda rrëfehet pa filtra: “Nuk më pëlqejnë

I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Lei Krajën, ish-futbollisti Eros Grezda ka folur hapur për jetën pas futbollit, ndryshimet personale dhe mënyrën si e sheh sot dashurinë.

Pasi është shkëputur nga fusha prej një viti, Grezda zbuloi se ka nisur një etapë të re si agjent futbolli, një drejtim që, sipas tij, i ka sjellë sukses dhe qetësi. “Jam në një fazë të mirë profesionale. Kanë ecur shumë mirë punët në biznesin e ri,” tha ai.

Por momenti më i drejtpërdrejtë erdhi kur moderatorja e pyeti për jetën sentimentale. “Kam bërë gola, ish-a nuk kam pasur shumë,” tha Grezda me humor, ndërsa pranoi se nuk ishte lojtari tipik që ndiqte me çdo kusht statistikat.

Në një reflektim personal, ai pranoi se dikur dilte shpesh nëpër klube nate, por tani gjërat kanë ndryshuar. “Kam qenë një djalë që kam dalë shumë. Tani nuk dal më. Më pëlqen të jem në një restorant me shoqëri të mirë, jo në klube,” deklaroi ai.

I pyetur për mënyrën si i pëlqen të njohë dikë, Erosi u shpreh i prerë: “Gjithmonë kam dashur unë t’i shkruaj një vajze. Nëse më shkruan ajo e para, më jep një vibe të keq.”

Për raportin me partneren dhe profesionin, ai tregoi se i ka pëlqyer të ketë mbështetjen e saj në stadium. “Ka qenë tifozja ime dhe kam pasur qejf të jetë në stadium, por me raste.”

Aktualisht, Grezda është beqar, por nuk e përjashton mundësinë që një lidhje e re të vijë në një formë më të pjekur dhe të ekuilibruar.

ME TE LEXUARAT