“As uji i detit s’ka kaq shumë kripë” – Qytetarja denoncon ujin e ambalazhuar me kripë në një resort të jugut

Aktualitet

“As uji i detit s’ka kaq shumë kripë” –

Një përvojë aspak e këndshme është ndarë nga një qytetare, e cila gjatë një mëngjesi pushimi në resortin e njohur “Drymades Inn” është përballur me një situatë të pazakontë: ujë i ambalazhuar me kripë.

Sipas denoncimit të saj, teksa kishte porositur kafen dhe një shishe ujë të markës “Lajthiza”, ajo mbeti e shokuar nga fakti që uji ishte i kripur në mënyrë të ekzagjeruar. “Shishja ishte e pahapur, por kur e hapa, as uji i detit nuk kishte kaq shumë kripë”, shprehet qytetarja, e cila ka ndarë edhe një video nga momenti kur iu servir porosia bashkë me familjen.

Ende më shqetësues është fakti se dy kamarierë, pasi provuan vetë ujin, e konfirmuan problemin duke pohuar: “Nuk është hera e parë që ndodh.”

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë e ujit të ambalazhuar në treg dhe kontrollin e cilësisë nga prodhuesit dhe distributoret.

“Kujdes me atë që pini,” përfundon qytetarja në mesazhin e saj, duke paralajmëruar pushuesit e tjerë se edhe uji në shishe mund të mos jetë i sigurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion