Sherri mes fëmijëve nga TikTok-u / Juristja: Teknologjia ka shpërndarë dhunën, duhet të ndalojmë fenomenin

Soft

LajmiFundit.al.jpg

Juristja Megi Korbi, e ftuar në News24 komentoi dhunën e përhapur tek adoleshentët, që nis shpesh në rrjetet sociale.

Korbi u shpreh se teknologjia e ka shpërndarë dhunën më shumë se dikur.

Sipas saj, duhet bërë shumë punë që fenomeni të marrë fund.

Juristja për të Miturit, Megi Korbi: Ende nuk kemi kuptuar sesi funksionon mekanizmi.

Më herët ndodhte një konflikt i thjeshtë, që mund të zgjaste pak. Teknologjia e tejzgjat konfliktin, sepse 24 orë fëmija mund të jetë në rrjetet sociale.

Dhe e keqja është që rrjetet sociale sa vjen e përdoren më tepër. Duhet punuar më shumë, që të ketë sa më pak rastë të tilla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion