Protesta në Shkodër, studentët qëllojnë me gurë dhe thyejnë xhamat e Bashkisë
Lajmifundit
/
15 October 2026, 11:53
Aktualitet

Situata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë.
Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e Bashkisë, ndërsa po thyejnë xhamat dhe po hedhin kapsolla drejt godinës.
Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa situata po monitorohet me dronë.
Nga kjo situatë raportohet se një person është plagosur nga gurët. Fatkeqësisht, nga pamjet duket se është dëmtuar edhe godina e Bashkisë.


