“S’ka BE pa Ramën”?- Bamir Topi hedh poshtë pretendimet e kryeministrit: Një halucinacion egocentrik! Integrimi është.....

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka ironizuar pretendimet e kryeministrit Edi Rama se ai është i vetmi politikan që mund ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke i cilësuar deklaratat e tij si një “halucinacion egocentrik”.
Në News24, Topi theksoi se integrimi europian është një proces i vazhdueshëm, që nuk mund t’i atribuohet një individi të vetëm.
Ish-Presidenti solli në vëmendje edhe disa momente të rëndësishme të rrugëtimit europian të Shqipërisë, duke përmendur anëtarësimin në Këshillin e Europës në vitin 1995 dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në vitin 2006.
Në vijim, Topi solli si shembull edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku presidentët paraqesin vizionin e tyre për një mandat katërvjeçar, por respektojnë gjithashtu punën e administratave të mëparshme.
“Një tjetër halucinacion egocentrik. Janë gjëra të njohura këto. Dhe bën gabim. Prandaj unë vij edhe për ta kujtuar. Procesi i integrimit është një proces stafetë, sepse një vend që nuk bën rotacion, nuk është një vend në natyrën e Bashkimit Europian. Në 1995 në maj, Shqipëria filloi udhëtimin në Europë me anëtarësimin në Këshillin e Europës.
Në 2006 kam qenë prezent në Luksemburg, ku është nënshkruar marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe procese të tjera të komunikimit politik. Të erdh mundësia ta çosh përpara, çoje. S’ke nevojë të thuash ti që e çoj unë. Ça je ti? Askush se thotë këtë. Ti ke presidentë të SHBA-ve që japin vizionin e atij shteti të madh për 4 vjet. Dhe respektojnë punën e atij që ka qenë përpara”,- tha Topi.


