Naim Murseli shpreson te Apeli, Gjykata del me njoftimin e rëndësishëm

Parlamenti do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në të njëjtën orë, përpara godinës së Kuvendit është njoftuar edhe një protestë e të rinjve, në kuadër të revoltës që vijon prej 10 ditësh.
Gjatë kësaj periudhe, protestat janë shoqëruar me tensione, përplasje dhe shoqërime të qytetarëve nga policia, ndërsa edhe këtë të enjte pritet të ketë prani të shtuar të forcave të rendit në zonën përreth Parlamentit.
Në terren janë angazhuar efektivë të shumtë të policisë, përfshirë forcat e FNSH-së dhe ato të njësisë “Shqiponja”. Gjithashtu, në zonë janë pozicionuar edhe dy makina ujëhedhëse, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e situatës.
Pritet të shihet se si do të zhvillohet protesta e paralajmëruar dhe nëse tubimi do të shoqërohet me tensione, ndërsa në të njëjtën kohë deputetët do të mbajnë seancën plenare të radhës.


