Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot në
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e shtetit.

Një bilanc i frikshëm me dhjetra të plagosur përfshi të rinjë, pedagogë, gazetarë dhe deputetë. Pavarësisht terrorit, studentët nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit Rama. Ata njoftuan se sot do të mblidhen sërish në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Edhe gjatë protestës kombëtare ditën e shtunë dhe dje pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, të cilat mundësojnë monitorimin e protestuesve dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim.

Protestuesit u mblodhën fillimisht te Ministria e Arsimit, të cilën e gjuajtën me gurë, ndërsa më pas nisën rrugëtimin drejt Kryeministrisë. Me t’u mbledhur poshtë zyrës së kryeministrit, protestuesit thyen karriget, që mbanin ftesën për dialog dhe më pas iu vunë zjarrin atyre.

Ata sulmuan edhe Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, policia lëshoi gaz lotsjellës mbi protestuesit. Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotsjellës, efektivët e policisë u kapën me mediat e pranishme në bulevard.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion