Protestat në Itali, 9 të arrestuar dhe 87 të kallëzuar pas përplasjeve në disa qytete

Bota

Protestat në Itali, 9 të arrestuar dhe 87 të kallëzuar pas
Pas protestave të fundjavës së kaluar, Italia është përfshirë sërish nga tensionet dhe përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga Roma në Milano, Torino e Bolonja, mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së lëvizjes “17 Tetori”, duke protestuar kundër luftës dhe shtrenjtimit të jetesës.

Në kryeqytetin italian, demonstruesit tentuan të marshonin drejt institucioneve shtetërore, ndërsa një grup protestuesish hyri me forcë në Koloseum. Përplasjet me policinë nisën pas hedhjes së shisheve në drejtim të efektivëve, të cilët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Skena të ngjashme u regjistruan edhe në Torino, ku protestuesit hodhën shishe dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit. Policia reagoi me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në Bolonja, përplasjet u përshkallëzuan pas hedhjes së shisheve dhe fishekzjarrëve ndaj policëve dhe karabinierëve. Forcat e rendit ndërhynë me ujë me presion, ndërsa gjatë protestave u dogj edhe një fotografi e kryeministres Giorgia Meloni.

Bilanci zyrtar i autoriteteve italiane është nëntë persona të arrestuar dhe 87 të kallëzuar. Gjithsej 371 persona u shoqëruan ose u ndaluan në komisariate, mes tyre 110 të mitur dhe 69 shtetas të huaj. Policia identifikoi 4.292 pjesëmarrës.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi dhunën dhe falënderoi forcat e rendit për ndërhyrjen.

“E drejta për të protestuar duhet të garantohet gjithmonë, ashtu si edhe e drejta e qytetarëve për të jetuar në qytetet e tyre në siguri”, deklaroi Meloni.

Edhe ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, paralajmëroi se personat që zgjedhin dhunën do të përballen me drejtësinë.

“Liria për të protestuar është një e drejtë e çmuar, e garantuar nga Kushtetuta jonë, por kush zgjedh rrugën e paligjshmërisë dhe dhunës duhet të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, autoritetet njoftuan ndalimin e 30-vjeçarit Youssef Siher, i dyshuar si personi që administronte faqen në rrjetet sociale të lëvizjes “17 Tetori”, e cila kishte bërë thirrje për organizimin e protestave.

fotografi e kryeministres Giorgia Meloni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion