Tubimet studentore, gjykata zbut masat e sigurisë, lirohen 3 të ndaluarit, dy prej tyre me detyrim paraqitje

Aktualitet

Tubimet studentore, gjykata zbut masat e sigurisë, lirohen 3 të
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në vend kundër qeverisë.

 Për dy prej protestuesve, Rezart Vozga dhe Jurgen Rizai, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, pasi ka vlerësuar se arrestimi i tyre ishte i ligjshëm.

Ndërkohë, për një tjetër protestues, gjykata ka konstatuar se arrestimi ishte i paligjshëm, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm pa masë sigurie.

Vendimet vijnë në një kohë kur protestat studentore vijojnë prej 14 ditësh, të shoqëruara me tensione, përplasje me policinë dhe ndalime të pjesëmarrësve.

Studentët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa mënyra e ndërhyrjes së forcave të rendit dhe arrestimet gjatë tubimeve kanë shkaktuar reagime dhe kritika nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion