Qindra kuti me fishekzjarre, arrestohet 24-vjeçari, dyshohet se do jua shiste protestuesve në Tiranë

Aktualitet

Qindra kuti me fishekzjarre, arrestohet 24-vjeçari, dyshohet se do jua
Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kishte magazinuar në banesën e tij një sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike të kontrabanduara, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit.

Gjatë operacionit të koduar “Fireworks”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare zbuluan në katin e parë të banesës së të riut, në rrugën “Jargavani”, 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme. Vlera e tyre llogaritet rreth 40 mijë euro.

Sipas Policisë, 24-vjeçari me inicialet E. R. dyshohet se i furnizonte me këto lëndë persona të maskuar dhe të përfshirë në akte dhune gjatë protestave të zhvilluara në tri ditët e fundit.

Operacioni u finalizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve të kryera nga policia.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT