Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Vlorës, studentët pritet t’i bashkohen protestës
Lajmifundit
/
16 October 2026, 09:51
Aktualitet

Vijon bojkoti në Universitetin e Vlorës edhe këtë të premte, ndërsa studentët pritet të organizohen për protestën e sotme. Një pjesë e tyre janë mbledhur nëpër auditore, në pritje të orarit të caktuar për t’u organizuar dhe për të nisur protestën.
Ndërkohë, protesta pritet të zhvillohet jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, në kuadër të protestës studentore, e cila nisi në Tiranë tre ditë më parë.


