Protestuesit shpërndahen në grupime të vogla, ndezin koshat në rrugë për të penguar mjetet policore
Lajmifundit
/
20 October 2026, 19:02
Aktualitet

Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet vijon të jetë e trazuar.
Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë, grupe të protestuesve janë vendosur në rrugë të ndryshme të Tiranës.
Po ashtu ata kanë ndezur koshat e mbeturinave duke i lënë në mes të rrugës për të bllokuar qarkullimin e mjeteve të policisë. Kêta të fundit përdorën ujë e gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.


