Incident i rëndë! Turisti plagoset nga bomba tymuese e policisë, protestuesit i japin ndihmën e parë

Aktualitet

Incident i rëndë! Turisti plagoset nga bomba tymuese e policisë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë përplasjeve të sotme në qendër të kryeqytetit, ku i lënduar nga forcat e rendit ka mbetur edhe një turist i huaj.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, turisti është goditur drejtpërdrejt në pjesën e pasme të këmbës së majtë nga një bombë tymuese e hedhur nga forcat e policisë gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve në Sheshin “Skënderbej”.

I lënduari ka marrë goditje direkte duke pësuar dëmtime në këmbë.

Ndihma e parë i është dhënë menjëherë nga vetë protestuesit dhe qytetarët që ndodheshin pranë tij në shesh, të cilët janë afruar për t’i kuruar plagën dhe për ta larguar nga zona e mbuluar nga tymi e gazi lotsjellës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion