Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama: ‘Pedagogët’ erdhën përsëri

Politikë

Protestuesit përmbysin stolat para Kryeministrisë, Rama:
Stolat e gurtë të vendosur para Kryeministrisë me ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama janë përmbysur gjatë protestës së sotme.

Kryeministri kishte publikuar më herët pamje të stolave, ku kishte vendosur ftesat për dialog me protestuesit. Por thirrja e tij nuk ka sjellë një tërheqje nga protesta, ndërsa përplasja mes palëve vijon edhe këtë të enjte.

Pas incidentit, Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga ngjarja dhe duke ironizuar pjesëmarrësit në protestë.

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri”, shkruan kreu i qeverisë, duke përdorur thonjëzat për fjalën “pedagogët”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion