Defekti në motor detyron avionin ushtarak saudit me 48 persona të bëjë ulje urgjente në Kretë

Bota

Defekti në motor detyron avionin ushtarak saudit me 48 persona të
Një avion transporti ushtarak C-130 i Arabisë Saudite, me 48 persona në bord, ka kryer një ulje emergjente në aeroportin e Heraklionit, në Kretë, pas një defekti teknik në njërin prej katër motorëve. Ngjarja ndodhi të enjten, më 22 tetor.

Pasi konstatoi problemin gjatë fluturimit, piloti kontaktoi autoritetet dhe kërkoi leje për t’u ulur në aeroportin “Nikos Kazantzakis”.

Sipas medias lokale neakriti.gr, avioni u ul i sigurt rreth orës 15:00, pa probleme gjatë uljes. Të 48 personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet e aeroportit aktivizuan protokollet e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit dhe shërbimet përkatëse u vunë në gatishmëri të plotë për pritjen e avionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion