Protestuesit i marrin spry-in me piper dhe mburojën policisë (VIDEO)
Lajmifundit
/
25 October 2026, 19:24
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë herë pas here ka regjistruar situata të tensionuara.
Në mes të tensionit dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve, kapsollave dhe gazit lotsjellës, një prej protestuesve ka arritur të marrë mburojën dhe spërkatësin me piper njërit prej efektivëve të policisë.
Në video duket momenti kur protestuesi mban në dorë mburojën e policisë si dhe hedh sprej. Zona vazhdon të jetë e rrethuar nga prania e lartë e efektivëve.


