Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka

Aktualitet

Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e

Protesta e 13-të po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku forcat e policisë janë pozicionuar pranë godinës, ndërsa autobotët me ujë qëndrojnë në rrugë në kuadër të masave të sigurisë.

Tubimi ishte njoftuar për orën 14:00 dhe vjen një ditë pas protestës kombëtare, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Incidentet e së shtunës lanë 23 persona të plagosur. Mes tyre ishte edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u godit në sy me plumb gome.

Ndërkohë, gjatë protestës së sotme, pas qëndrimit për disa minuta në zonën e njohur si “Paqja”, disa protestues të maskuar nisën të hedhin gurë. Më pas, marshimi drejt Kryeministrisë vijoi në mënyrë të qetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion