Pas përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Aktualitet

Pas përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë

Pas përplasjeve në bulevard dhe ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit janë larguar nga zona para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur një tjetër strategji për shpërndarjen e turmës. Përveç tre autobotëve me ujë të pozicionuar para Kryeministrisë, në terren kanë dalë edhe efektivë nga lulishte në të dyja anët e bulevardit.

Pas kësaj ndërhyrjeje, protestuesit janë zhvendosur përgjatë bulevardit, duke vijuar marshimin drejt qendrës së Tiranës.

Megjithatë, situata vijon të jetë e tensionuar. Gjatë lëvizjes, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të forcave të policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion