Protestat, Rama tjetër reagim: Respekt për policinë, jeni më të mirët

Politikë

Protestat, Rama tjetër reagim: Respekt për policinë, jeni më
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale në mbështetje të policisë në këto ditë protestash.

Përmes një video ku shihet me efektivët e policisë dhe të shoqëruar edhe me këngën “The Best” të Tina Turner, Rama shpreh respekt për ta dhe u bën thirrje për durim e vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë dhe forcë ndaj gurëhedhësve dhe zjarrvënësve të maskuar.

“Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar”, shkruan Rama. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion