Vlorë, s’ka grumbullime te Universiteti “Ismail Qemali”, studentët: Nuk e mbështesim protestën

Vlorë, thirrjes për protestë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës nuk i janë përgjigjur ende studentët.
Ndonëse protesta është paralajmëruar të nisë rreth orës 10:00, deri më tani nuk ka pasur grumbullim studentësh në ambientet e universitetit.
Ndërkohë, mes studentëve ka edhe qëndrime kundërshtuese ndaj protestës.
Disa studente shprehen se nuk e mbështesin këtë nismë, ndërsa pretendojnë se një pjesë e studentëve po nxiten të ndërpresin mësimin për t’iu bashkuar protestës, ose për të mos bërë mësim.
Mbetet për t’u parë nëse në orët në vijim studentët do t’i përgjigjen thirrjes për protestë dhe sa do të jetë pjesëmarrja e tyre.


