Protestat në Tiranë, dëmtohet në kokë një vajzë! Dyshohet se u godit nga bombola e gazit lotsjellës

Aktualitet

Protestat në Tiranë, dëmtohet në kokë një

Një vajzë e pranishme në protestat e dhunshme që po zhvillohen prej 3 ditësh në Tiranë, është dëmtuar në kokë.

Dyshohet se ajo u dëmtua pasi një bombol e hedhur nga Policia për përhapjen e gazit lotsjellës i ra në kokë.

 Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ajo u transportua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ende nuk ka informacione të sakta mbi rrethanat e dëmtimit të saj, por kujtojmë se protestuesit kanë hedhur sasi të mëdha gurësh dhe sendesh të forta në drejtim të institucioneve, bankave, bizneseve private dhe forcave të policisë.

ME TE LEXUARAT