Përdorimi masiv i gazit lotsjellës, Hita: Ishte i domosdoshëm për të neutralizuar dhunën

Aktualitet

Përdorimi masiv i gazit lotsjellës, Hita: Ishte i domosdoshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka komentuar përdorimin e gazit lotsjellës nga efektivët gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet, duke e cilësuar atë si të domosdoshëm për përballimin e situatës së krijuar.

Pas afro 72 orësh përplasjeje, zjarrvëniesh dhe dëmtimesh të pronës publike e private, Hita deklaroi se Policia është përballur me akte dhune që kanë rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe të vetë efektivëve.

Kreu i Policisë bëri të ditur se 71 punonjës policie janë plagosur gjatë protestave, disa prej tyre me dëmtime të rënda. Ai theksoi se përdorimi i masave për të vënë situatën nën kontroll është pjesë e reagimit të Policisë përballë akteve të dhunshme.

Hita nënvizoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar, por paralajmëroi se dhuna ndaj uniformave blu dhe dëmtimi i institucioneve apo pronës private nuk do të tolerohen.

Ai u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa garantoi se personat përgjegjës do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

ME TE LEXUARAT