Ministria e Shëndetësisë:15 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 9 policë dhe 2 të mitur!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.
Aktualisht, në spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, pas marrjes së trajtimit mjekësor nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe në praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur sot vetëm një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.


