Protestat, Ambasada e Izraelit në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm: Prej sot...

Aktualitet

Protestat, Ambasada e Izraelit në Tiranë del me njoftimin e
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me protestat në kryeqytet, do të qëndrojë e mbyllur prej ditës së sotme deri në një afat të pacaktuar.

Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e Ambasadës, teksa thuhet se për çdo rast urgjent, do duhet të kontaktojnë me numrin celular të emergjencës.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur.

 Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në njoftim.
Protestat, Ambasada e Izraelit në Tiranë del me njoftimin e

ME TE LEXUARAT