E rëndë në Vaun e Dejës, burri pl'agos bashkëshorten me sqepar, në gjendje kritike në spital

Aktualitet

E rëndë në Vaun e Dejës, burri pl'agos
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Vaun e Dejës. Raportohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup. Fatkeqësisht ajo ndodhet në rrezik për jetën.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 55-vjeçarja e plagosur është identifikuar si Zina Krajni.

E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Njoftimi:

Vau i Dejës/Informacion paraprak  

Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe,e cila është dëmtuar rëndë. 

Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT