Protesta ,qeveria shton numrin e policëve që përfitojnë 2500 euro shpërblim

Aktualitet

Protesta ,qeveria shton numrin e policëve që përfitojnë 2500

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më 19 tetor 2026, në bazë të protestave të dhunshme që po ndodhin në Tiranë. Me ndryshimet e reja, numri i përfituesve rritet nga 2,750 në 2,821 punonjës.

Paralelisht me rritjen e numrit të përfituesve, shtohet edhe fondi financiar i parashikuar për shpërblimin. Nga 740,080,000 lekë që ishte përcaktuar fillimisht, fondi arrin në 759,187,520 lekë.

Vendimi i ri hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Ndryshimet prekin kështu si numrin e punonjësve përfitues, ashtu edhe fondin total të dedikuar për shpërblimin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion