Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 14 protestues dhe 26 policë ndodhen në Spitalin e Traumës

Aktualitet

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 14
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi gjatë mbrëmjes të lënduarit gjatë protestës së sotme, të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë atë të efektivit të Policisë, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv.

Ndërsa protestuesja E.P. paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po ndiqet në dinamikë nga ekipi mjekësor.

Gjatë protestës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 46 persona të lënduar, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ekipi mjekësor multidisiplinor ka trajtuar 14 protestues. Katër të mitur kanë marrë trajtimin e nevojshëm në prani të psikologut klinik.

Nga 26 efektivët e Policisë të paraqitur dhe trajtuar në SUT, dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital. Spitali Universitar i Traumës vijon të jetë i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor për çdo person të lënduar, me profesionalizëm dhe përkushtim. SUT mbetet në krye të detyrës, në shërbim të çdo qytetari.

ME TE LEXUARAT