EMRI/ Plag'osja e 45-vjeçarit në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Aktualitet

EMRI/ Plag'osja e 45-vjeçarit në Tiranë, identifikohet dhe

Një 45-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, në Tiranë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, një 43-vjeçar, Ervis Qose, i cili dyshohet se e plagosi pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri, Dod Legisi, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç. Ai, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT