Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë me gurë e leva hekuri, thyejnë dyer e dritare, futen brenda godinave

Aktualitet

Protestuesit e maskuar sulmojnë konviktet në Tiranë me gurë
Protesta e dhunshme që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë ka marrë përmasa të frikshme.

Protestuesit kanë sulmuar mbrëmjen e sotme me gurë dhe leva hekuri edhe konviktet në Qytetin Studenti, brenda të cilit ndodhen studentë.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se situata brenda konvikteve është kaotike, ku studentët janë të trembur dhe të pambrojtur përballë agresionit.

‘Në Qytetin Studenti në Konvikte po i thyejnë të gjitha, kemi shumë frikë’- thotë një prej studenteve.

Gjatë këtyre tre ditëve protestë, protestuesit e dhunshëm e të maskuar kanë plaçkitur e djegur institucionet, bankat, bizneset private dhe kanë sulmuar brutalisht efektivët e Policisë.

ME TE LEXUARAT