Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e gjimnazit, dëmtojnë edhe sinjalistikën rrugore

Aktualitet

Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e
Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore dhe kangjellat e troturareve.

Ata gjithashtu kanë hedhur gurë dhe objekte të forta në drejtim të gjimnazit “Hydajet Lezha” duke thyer xhamat e shkollës. Marshimi i tyre po vijon në disa rrugë të qytetit teksa kanë bllokuar qarkullimit me koshat e mbeturinave.

Policia nga ana tjetër ndodhet në gatishmëri dhe ka krijuar një kordon pranë Sheshit “Gjergj Kastrioti” ku ndodhet edhe Bashkia e Lezhës.

ME TE LEXUARAT