I arrestuan pas trazirave të së martës, nisin seancat për 22 protestues, çfarë po ndodh në dyert e gjykatës?

Në Gjykatën e Tiranës kanë dalë 22 protestues, mes tyre studentë te arrestuar në ditën e parë të protestës tek Ministria e Arsimit.
Jepet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit, dy “arrest shtëpie” dhe 1 detyrim paraqitje. Ka filluar masa për 19 protestues të tjerë! Seancat po bëhen grupe-grupe për shkak të kufizimit të ambienteve të sallës së gjyqit
Ndërkaq te gjykata ka grumbullim të familjarëve të studentëve të ndaluar.
Sipas informacioneve janë gjithsej në akuzë për shkatërrim prone 47 të arrestuar dhe 92 gjendje të lirë për gjithë Tiranën.
Për arsye sigurie, seancat ndaj tyre do të zhvillohen veçmas nga njëra-tjetra. Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Protestuesit hodhën gurë në drejtim të godinës dhe të policisë, si dhe shkulën gardhet metalike. Gjatë protestës, sulmeve nuk u shpëtuan as disa biznese private, të cilat pësuan dëme materiale


