Protesta e dhunshme në Tiranë / Reagon Ambasada Britanike

Aktualitet

Protesta e dhunshme në Tiranë / Reagon Ambasada Britanike

Tiranë – Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet dhe tensionet e shënuara gjatë protestës në kryeqytet. 

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar më 14 Tetor 2026, përfaqësia diplomatike britanike nënviçon rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, si të drejta themelore të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. 

Megjithatë, Ambasada Britanike thekson se e drejta për të protestuar nuk duhet të përdoret si arsyetim për ushtrimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Nga ana tjetër, në deklaratë u bëhet thirrje edhe mejeve ligjzbatuese që reagimi ndaj protestuesve të jetë proporcional. 

"E drejta për të protestuar nuk legitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia," thuhet në deklaratë. 

Në përfundim, Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë aktivisht në uljen e tensioneve.

ME TE LEXUARAT