Zyrtari i lartë i SHBA takim me Ramën, Verma: Integrimi në BE, kritik për të ardhmen e Shqipërisë

Politikë

Zyrtari i lartë i SHBA takim me Ramën, Verma: Integrimi në BE,

Pas mbërritjes në Tiranë, Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “X” Verna ka zbuluar detaje nga takimi me kreun e qeverisë, ndërsa shton se është rënë dakord në lidhje me faktin se integrimi në BE është një faktor kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion